Spanjolli Kike Sançez Flores ka marrë detyrën e trajnerit të ri të Sevijas. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ne kemi arritur një marrëveshje që Kike Sançez Flores të bëhet trajneri ynë i ri, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025”, shkruhej në postim.
Ai ka eksperiencë në skuadra të ndryshme, teksa ka drejtuar ekipe si Espanjol, Uatford dhe Getafe. Flores do të debutojë me ekipin e ri në ndeshjen në transfertë kundër Granadës së Myrto Uzunit (19 dhjetor).
PANORAMASPORT.AL