• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Duam të gjithë trofetë”, Lautaro nuk lë pa “thumbuar” Juventus: Kanë fituar ndeshje duke mos luajtur mirë

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jo më kot quhen favoritët për fitimin e “Scudetto”-s, së Serie A. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të kalojnë me sukses edhe supersfidën e mbrëmjes së dielës, teksa në “Stadio Olimpico” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, “shqiponjat” e Lazio, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit, ku padyshim protagonist ishte edhe njëherë kapiteni, Lautaro Martinez.

Pas triumfit, ndaj “Shqiponjave” të kryeqyteti, golashënuesi më i mirë në Serie A, me 15 gola theksoi se objektivi i “Zikaltërve” të tij është të fitojë të gjitha kompeticionet në të cilat merr pjesë ndërsa zbuloi edhe bisedën mes lojtarëve pas barazimit, në “Allianz Stadium”, ndaj “bardhezinjve” të Juventus.

“Çfarë folëm me shokët pas barazimit me Juventus? Asgjë, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Juventusi ka fituar ndeshje duke mos luajtur mirë, por janë aty pranë nesh. Objektivat e Inter? Tani po rritemi të gjithë së bashku si skuadër në fushë, por edhe jashtë saj. Shkojmë të gjithë në një drejtim duke luftuar për objektivin tonë që është ai i të fituarit gjithçka”,- u shpreh “El Toro”. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

“Duam të gjithë trofetë”, Lautaro nuk lë pa “thumbuar” Juventus: Kanë fituar ndeshje duke mos luajtur mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.