VIDEO/ Eliminimi i turpshëm nga Kupa e Italisë, Osimhen shpërthen në fushë pas humbjes me Frozinonen
Napoli u eliminua nga Kupa e Italisë, për shkak se u mund nga Frozinone me rezultatin e thellë 0-4 në “Diego Maradona”.

Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi nigerian Viktor Osimhen ka shpërthyer.
Fillimisht ai hoqi maskën tashmë të pandashme nga fytyra e tij dhe më pas filloi të fliste me veten për shkak të nervave të eliminimit. Edhe pse i inatosur Osimhen takoi kundërshtarët dhe më vonë i është afruar pankinës ku ka diskutuar me Ostigardin dhe me shokët e tjerë të skuadrës. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
Teilen: