Friday, 6. March 2026
Sport

Mbappe përsëri heroi i PSG-s, Lille i Zhegrovës mposhtet

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe ishte përsëri heroi i Paris Saint Germain, pasi shënoi dy herë në fitoren e kampionëve francez.

PSG fitoi me rezultat 3:1 Metz në kuadër të Ligës 1, shkruan lajmi.net.

Vendasit hapën rezultatin brenda katër minutave pas pjesës së parë, ndërsa Lee Kang-in asistoi për Vitinhan.

Mbappe po kalonte një mbrëmje zhgënjyese me disa goditje nga jashtë zonës që nuk arritën të gjenin kuadratin e portës.

Megjithatë, këto përpjekje nuk e penguan djalin e ditëlindjes që të provonte përsëri, dhe në minutën e 60-të ai prodhoi një goditje madhështore për golin e tij të 17-të në ligë të sezonit.

Derisa, golin e dytë e gjeti në minutën e 83-të.

Po ashtu, Ethan Mbappe bëri debutimin e tij profesional në moshën 16-vjeçare.

Nga ana tjetër Lille u mposht 2:1 nga Strasbourg.

Një autogol i Syllas hapi rezultatin, por dy gola të vendasve nga Leny Yoro dhe Junior Mwanga ia siguruan fitoren Strasbourgut.

Zhegrova luajti deri në minutën e 83-të, derisa u ndëshkua edhe me karton të verdh. /Lajmi.net/

 

Teilen: