Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi katalanas është i gatshëm të rikthejë kombëtaren argjentinase Lionel Messi në merkaton e verës, raportojnë mediat spanjolle.
Në fund të sezonit të kaluar, Messi nuk pranoi të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint-Germain dhe përfaqësuesi argjentinas vendosi të vazhdojë karrierën te Interi nga Miami.
“Në fund, Messi nuk u kthye në Barcelonë, sepse ardhja e tij do të ishte një barrë e madhe financiare për klubin tonë. Kjo është arsyeja pse ai zgjodhi ligën MLS. Ai ishte nën presion te PSG, prandaj shkoi në Miami, gjë që i solli stabilitet. Ne e respektojmë vendimin e tij. A do të vijë Messi në huazim? Ka shumë thashetheme, por nuk besoj se Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) do ta lejonte një gjë të tillë”, tha Laporta.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona po shqyrton seriozisht mundësinë e organizimit të një ndeshje lamtumire për Messin.
Messi (36) ishte anëtar i Barcelonës nga viti 2000 deri në vitin 2021. Ai luajti 778 ndeshje për Barcelonën dhe shënoi 672 gola./Lajmi.net/