• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjyqtarët e futsallit Besar Beqiri e Besart Ismajli avancojnë në kategorinë e parë të UEFA-s

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gjyqtarët e njohur kosovarë të futsallit, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, kanë shënuar një rrugëtim të suksesshëm duke avancuar në kategorizimin e UEFA-s.

Ata tani janë avancuar në kategorinë e parë, falë paraqitjeve të tyre në arenën ndërkombëtare.

Historia e tyre ndërkombëtare nisi kur Kosova u pranua në UEFA në vitin 2016, shkruan Federata e Futbollit e Kosovës, përcjell lajmi.net.

Në fillim, ata ishin në kategorinë e tretë, por duke treguar potencialin dhe përkushtimin ndaj referimit arritën të avancojnë në kategorinë e dytë. Me kalimin e kohës dhe përvojën e zgjeruar, Beqiri dhe Ismajli arritën të marrin vlerësimin e merituar dhe të bëhen pjesë e kategorisë së parë të referëve në UEFA.

Kjo kategori është vetëm një hap larg nivelit elitar të UEFA-s dhe tregon jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe cilësinë dhe aftësinë për të drejtuar me sukses ndeshje të rëndësishme.

Kjo arritje e Beqirit dhe Ismajlit nuk është vetëm një sukses personal, por edhe frymëzim për të gjithë gjyqtarët e rinj në Kosovë. /Lajmi.net/

 

 

 

Next Post

Reagon UEFA: Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë nuk nënkupton vlefshmërinë e Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.