Super Liga Europiane fitoi kundër UEFA-s dhe FIFA-s në gjyqin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me klubet nismëtare që nuk do të dënohen nga dy organet më të mëdha të futbollit botëror.
Për këtë gjë ka reaguar menjëherë La Liga, e cila është sërish kundër këtij projekti të nisur nga dy klubet e saj më të mëdha, Reali i Madridit dhe Barcelona.
“Sot më shumë se kurrë kujtojmë që Super Liga është një model egoist dhe elitar.
Çdo format që nuk është plotësisht i hapur, me akses të drejtpërdrejtë, vit pas viti, nëpërmjet ligave vendase, është një model i mbyllur.
Futbolli europian tashmë ka folur.
Mos insistoni”, shkruan La Liga në faqen zyrtare të “X”, ku në fund e mbyll me “Fitojeni në Fushë”.