• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Barcelona reagon mbi vendimin për Superligën

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Barcelonës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe shpreh kënaqësinë e saj me mbështetjen që ky organ i ka dhënë mundësisë së organizimit të garave të tjera jashtë UEFA-s dhe FIFA-s.

Në një deklaratë që është publikuar në kanalet zyrtare të klubit, Barcelona ka shprehur edhe një herë tjetër interesin mbi projektin e Superligës, debat që ka nisur prej disa vitesh në botën e futbollit:

“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në të cilin miratohet projekti i Superligës i propozuar nga “A22 Sports”. Si një nga entitetet drejtuese të Superligës, Barcelona konsideron se vendimi i hap rrugën një gare të re të futbollit të nivelit të lartë në Evropë duke demonstruar kundër figurës së monopolit në botën e futbollit dhe dëshiron të ofrojë një propozim për dialog se cili duhet të jetë modeli evropian i konkurrencës.

Që nga themelimi në vitin 1899, FC Barcelona ka qenë një klub pionier në botën e sportit, duke udhëhequr nxitjen dhe profesionalizimin e strukturave të tij, si brenda dhe jashtë vendit, si në garat e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.

Për këtë arsye, klubi beson se qëndrueshmëria e futbollit europian në afat të mesëm përfshin krijimin e një koncepti të ri.

Në vitin në të cilin klubi do të festojë 125 vjetorin e tij,

Barça dëshiron të vazhdojë të kontribuojë me përvojën dhe njohuritë e saj shumë sportive për të propozuar zgjidhje për problemet aktuale që ka sporti i nivelit të lartë.

Për këtë arsye, klubi mbështet propozimin e Superligës të promovuar nga A22 dhe inkurajon fillimin e një debati konstruktiv midis të gjitha organizatave të futbollit, brenda dhe jashtë vendit- mbylli deklaratën klubi i Barcelonës”.

Next Post

Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, një rrugëtim i suksesshëm 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.