Tuesday, 12. May 2026
Sport

“Futbolli është i lirë, monopoli i UEFA-s mbaroi”, reagon shefi ekzekutiv i Super Ligës: Do transmetohet falas

GS 21/12/2023 1 Min. Lesezeit

Vendimi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë mbi Super Ligën e Europës ka sjellë shumë polemika në botën e futbollit.

reicart perez laporta

Gjithsesi duket se shefi ekzekutiv i këtij projekti është tepër i lumtur për vendimin pro Super Ligës në “luftën” me UEFA-n dhe FIFA-n.

Bernd Reiçart shprehet se futbolli tashmë është i lirë dhe se nuk do të ketë më një monopol nga UEFA.

“Kemi fituar të drejtën të marrim pjesë. Monopoli i UEFA-s mbaroi. Futbolli është i lirë. Tani klubet nuk do të vuajnë më kërcënime dhe sanksione. Ata janë të lirë të vendosin vetë të ardhmen e tyre. Për fansat, në do të transmetojmë çdo ndeshje të Super Ligës falas. Për klubet, fitimet dhe pagesat në solidaritet me futbollin janë të garantuara”, tha në prononcimin e tij shefi ekzekutiv i Super Ligës Europiane.

LEXO EDHE: Super Liga fiton kundër UEFA-s dhe FIFA-s, ja çfarë vendosi Gjykata Europiane

PANORAMASPORT.AL

Teilen: