• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimi i Gjykatës mbi Super Ligën, vjen dhe reagimi i UEFA-s: Nuk nënkupton miratimin e…

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me ankesën e fituar nga Super Liga, vjen edhe shënimi zyrtar nga UEFA, e cila duket e patrazuar.

uefa

“Ne marrim parasysh, por vendimi nuk nënkupton miratimin apo vërtetimin e të ashtuquajturës ‘Super Liga’. Më tepër thekson një mangësi historike në kuadrin e para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik i cili tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA është e sigurt në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja”.

Në praktikë, organi më i lartë evropian i futbollit iu bën jehonë fjalëve të Javier Tebas, numrit një të La Liga-s, i cili e kishte komentuar vendimin e sotëm si më poshtë:

“Gjykata e Drejtësisë deklaroi se rregullat për pranimin në garat e UEFA-s dhe FIFA-s duhet të jenë transparente, jo se duhet të pranojnë domosdoshmërish Super Ligën. Tashmë, në vitin 2022, UEFA kishte vendosur një procedurë për autorizimin e garave të reja, në të cilat mund të bashkohet Super Liga”.

Deklarata e UEFA-s vazhdon: “UEFA mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’iu shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin sportiv evropian kolektivisht me shoqatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarë, trajnerë, institucione evropiane, qeveri dhe partnerë.

Ne besojmë se piramida evropiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë aktorët e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet evropiane dhe kombëtare.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lejson Zeqiri largohet nga Prishtina dhe transferohet te skuadra tjetër kosovare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.