Tuesday, 12. May 2026
Sport

Reece James do të operohet

GS 21/12/2023 1 Min. Lesezeit

Një tjetër dëmtim, një tjetër lajm i keq për Reece James dhe për Chelsea.

Mbrojtësi anësor anglez pësoi një dëmtim disa ditë më parë dhe tashmë ai do të operohet.

Vetë James së bashku me stafin mjekësor të klubit të Chelsea vendosën që ai të operohej në muskulin e dëmtuar.

Kapiteni i klubit anglez do të udhëtojë në Finalndë për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale dhe pritet që ai të mungojë të paktën 3-4 muaj.

Teilen: