• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arbitri justifikoi të kuqin. Zbardhet debati Alegri-Masa, ja pse u tërbua trajneri

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Masimiliano Alegri është rikthyer që të tërbohet gjatë një ndeshjeje, por kundër Xhenoas nuk bëri gjestin e të hequrit me dhunë pallton dhe ta hedhë atë ku të mundet… As të godasë tabelat publicitare, apo të largohet i revoltuar përpara se të vijë vërshëllima finale, duke injoruar kolegët…

ALEGRI

Në stadiumin “Marassi” ai shpërtheu për herë të parë kundër arbitrimit, por jo përpara medias, në prapaskenë, në tunel, aq sa siç u konfirmua edhe nga raporti i Komisionit të Disiplinës, ai kishte hyrë i revoltuar në dhomat e arbitrave dhe kërkoi me tone të ngritura arsye për atë gjykim, sipas tij jo koherentë mes dy skuadrave. Por pikërisht debatin e ashpër me kryesorin Davide Masa dhe ndihmësit e tij të fushës e të VAR-it që ishin spektatorë të skenës e ka zbuluar ditën e djeshme “Corriere dello Sport”, i cili duket se i jep të drejtë trajnerit të Juventusit për revoltën e tij.

Në të njëjtën kohë, ai i kërkoi llogari edhe arbitrit të VAR-it, Majkëll Fabri, për arsyen që pse nuk këmbëngulën që ta thërrisnin me forcë kryesorin, për dy episode që ishin vërtet fatale, gabime që në epokën e teknologjisë nuk mund të falën. Gjithsesi, më shumë sesa me dy pikët të cilat duket se i janë grabitur Juventusit, Masimiliano Alegrin nuk e tërboi episodi i penalltisë, por faulli i frikshëm i Malinovskit ndaj Jilldëzit, vetëm 18- vjeçar që u kalua me një të verdhë, kur gjërat mund të kishin shkuar shumë më keq.

Dhe pikërisht ky episod dhe përgjigjet e Davide Masës dërguan “Kontin” Maks që me tonet e tij të dëgjohej, edhe pse me derë të mbyllur, shumë qartë nga dhoma e arbitrave.

ALEGRI: A e kuptoni që ai faull mund t’i kishte dhënë fund karrierës së një djali të ri, të një adoleshenti?

MASA: E po kishte mbetur vetëm 1 minutë lojë, nuk është se ai episod do të kishte ndryshuar me siguri rezultatin.

ALEGRI: Në rregull, por dua që të më thoni tani VAR-i është objektiv apo subjektiv në vendimmarrjen e tij, sepse nuk po kuptoj më gjë tani (referuar momentit të prekjes me dorë të Banit, penallti e mohuar për Juven)?

MASA: Çfarë do të thuash me këtë? Që ka mosbesim, keqdashje ndaj jush?

ALEGRI: Jo, këtë po e thua ti! Shkurt, pas atyre episodeve dhe këtij debati të zbardhur tashmë, Davide Masa nuk do të duket për disa kohë në rrugën e Juventusit…

Përgatiti: JETON STAMOLLA- PANORAMASPORT.AL

Next Post

Krijimi i Super League, reagon FIFA: Do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n në interes të të gjithë tifozëve të futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.