Friday, 30. January 2026
Sport

Girona gabon, rrezikon ta humbas vendin e parë

GS 21/12/2023 1 Min. Lesezeit

Girona nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga Real Betis, duke ia dhënë mundësin Real Madridit të dal në vendin e parë.

Përballja ndërmjet Gironas dhe Real Betisit përfundoi me rezultat 1:1, shkruan lajmi.net.

Kryesuesit e tabelës u përballën me mbrojtjen të fortë.

Real Betis ishte i palëkundur për 20 minutat e para përpara se Ayoze Perez të kërcënonte me mundësin e parë, por goditi topin jashtë.

Pavarësisht se shënuan vetëm një herë në tre ndeshjet e fundit të ligës, ishin “Los Verdiblancos” ata që vazhduan të punonin me mundësitë më cilësore.

Dovbyk nga penalltia hapi rezultatin e ndeshjes, derisa German Pezzella barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes.

Girona vazhdon të jetë në vendin e parë në La Liga, derisa Real Betis janë në vendin e shtatë. /Lajmi.net/

Teilen: