• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Superliga, Gjykata Europiane i jep një goditje UEFA-s edhe me vendimin pro klubit të futbollistit të Kombëtares

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e Superligës Europiane ka qenë tema e ditës sot pasi Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi në favor të organizimit të turneve paralele duke prishur monopolin që mbante deri tani UEFA dhe FIFA. Por ky nuk ishte vendimi i vetëm i ditës së sotme, pasi u dha edhe një i dytë i cili godet po aq rëndë UEFA-n.

muja festa

Klubi i Antverpës, në radhët e të cilit aktivizohet Arbnor Muja, kishte çuar UEFA-n dhe Federatën belge para drejtësisë europiane, duke kërkuar që të anulohen rregulloret që kanë vendosur sa i përket kufizimeve në lista të lojtarëve. Antverpa kërkonte të hiqeshin numrat fiks të lojtarëve të formuar në klube, apo në një vend të caktuar, që ekzistojnë aktualisht në futbollin belg, duke marrë shembull nga ato në kompeticionet ndërkombëtare. Për shembull UEFA, kërkon që të ketë minimalisht 8 futbollistë të rritur në shtetin e skuadrës që merr pjesë në aktivitetet e saj, në listën prej 25 lojtarësh që i dorëzon për turneun.

Gjykata ka bërë të qartë se pranonte kërkesën e Antverpës, pasi përshkruante ushtrimin e aktivitetit të lirë ekonomik. Ndaj duke zbatuar ligjet e konkurrencës së lirë në Europë, Gjykata bënte të ditur se kufizimet e vendosura nga UEFA dhe anëtarët e saj, ishin të paligjshme, pasi futbolli ishte një aktiviteti ku merita dhe talenti kishin rolin qendror dhe nuk duhej të kufizoheshin nga vendi i lindjes.

Një vendim që praktikisht hedh poshtë të gjitha rregulloret e UEFA-s për kufizimet e lojtarëve dhe që do të ndryshojë fytyrën e aktiviteteve që organizon, pasi u jep mundësi klubeve që të kenë përbërje të ndryshme, pa i detyruar të mbajnë me çdo kusht lojtarë të akademive në radhët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Girona e Real Betis mbyllin vitin me barazim, Sociedad zhgënjen në transfertën e Cadiz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.