Florentino Perez merr një tjetër fitore. Ndër sa shumë prej Ligave të Kampioneve të fituara nga Reali i Madridit kanë qenë një mburrje për karrierën e tij si president, tashmë themeluesi i Super Ligës, së bashku me Andrea Anjelin, ndonëse tashmë i dorëhequr nga Juventusi, do të kërkojnë ndërtojnë një tjetër kompeticion dhe të nisin një epokë të re në futboll.
Kështu që si ideator i Super Ligës, nuk kishte sesi miliarderi madrilen të mos dilte me zë dhe me fytyrë, për të komentuar vendimin e Këshillit të Drejtësisë së Bashkimit Europian: “Një vendim historik… Klubet janë padronë të fatit të tyre më në fund… Është një vendim historik për futbollin dhe tifozët. Reali i Madridit do të vazhdojë që të punojë për të mirën e sportit më të bukur në botë. Kemi përgjegjësinë që t’i japim një impuls të ri futbollit europian. Do të krijojmë një projekt të hapur, të bazuar në meritën sportive në respektin të normave të ‘fair play’- t financiar dhe të kampionateve kombëtare të ndryshme. Përfundon sot (dje) një monopol që zgjaste prej dekadash. Qeveria e Super Ligës do të jenë transparente dhe e bazuar në dialogun me institucionet. Ne nuk jemi kundër askujt, duam vetë që të rinovojmë futbollin, pasi fati i tij është në duart e klubeve dhe të tifozëve. Dhe sot (dje) është një ditë historike për historinë e futbollit dhe të sportit në përgjithësi, sepse më në fund futbolli u çlirua nga prangat”, deklaroi numri një i Realit të Madridit.
PANORAMASPORT.AL