• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dikur yll te Liverpooli, sot pastron tualete dhe bën tatuazhe – njihuni me jetesën larg futbollit të Daniel Agger

22/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti danez, Daniel Agger ishte i jashtëzakonshëm si lojtar dhe mbeti i tillë edhe pas përfundimit të karrierës së tij.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, i cili kishte statusin e heroit në“Anfield”, nuk mund të jetojë pa futboll, ndaj sot edhe në moshën 39-vjeçare punon si lojtar-trajner i klubit të divizionit të dytë HB Koga.

Në kohën e tij të lirë, ai drejton kamionë me vëllain e tij Markon dhe bën pastrimin e tualeteve publike, njoftojnë mediat daneze, përcjell lajmi.net.

Para disa vitesh, vëllezërit Agger investuan 500 mijë euro dhe krijuan kompaninë “Klo Agger”, e cila merret me pastrimin e tualeteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Agger (@danielagger22)

Sipas mediave daneze, kjo kompani realizon fitime të jashtëzakonshme dhe është një nga më të fortat në industri.

Danijel Ager nuk e harroi pasionin e tij të madh – tatuazhet. Ai është i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Agger (@danielagger22)

Në trupin e tij shihen mbishkrime të ndryshme vikinge dhe latine. Ai ka vizatuar shkurtesën më të famshme të Liverpoolit në gishtat e dorës së djathtë.

Shkurtesa “YNWA – Nuk ecni kurrë vetëm” është një nga tatuazhet e shumta të ish-reprezentuesit të Danimarkës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daniel Agger (@danielagger22)

Së fundmi ai bleu një studio tatuazhesh, mori një certifikatë mjeshtër-artist për të realizuar tatuazhe.

Agger veshi fanellën e Liverpool për tetë sezone, luajti 232 ndeshje dhe e mbylli karrierën e tij në 2016 në Brondby, ku filloi karrierën e tij./Lajmi.net/

Next Post

UEFA qëndron e vendosur kundër Superligës Evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.