• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Inzaghi humbet një tjetër titullar

22/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Dhimbje koke” për trajnerin e Inter, Simone Inzaghi. Eliminimi nga Kupa e Italisë sjell pasoja jo vetëm në aspektin moral, por edhe në organikë pasi tekniku i zikaltërve duhet të bëjë pa dy titullarët për ndeshjet e radhës.

Pas konfirmimit të problemeve muskulore të Lautaro Martinez që do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2024, Inter humbet edhe shërbimet e anësorit Federico Dimarco. Është vetë klubi nga Milano që konfirmoi problemet për Dimarcon që ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë.

Mbrojtësi do të mbahet në vëzhgim nga mjekët pasi për momentin nuk mund të përcaktohet me saktësi koha e rikuperimit, por ajo që duket e sigurt është mungesa e tij për ndeshjen e radhës në Serie A, të shtunën në shtëpi ndaj Lecces së Ylber Ramadanit.

Në dyshim është edhe ndeshja përmbyllëse e vitit ndaj Genoas, teksa ashtu si Lautaro Martinez edhe Dimarcon do ta shohin sërish në fushë vetëm në 2024.

Next Post

Ngec rinovimi, titullari i Interit mund të largohet ne verë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.