• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lautaro ndalet pas 89 ndeshjesh

22/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Frika konfirmohet në shtëpinë zikaltër. Lautaro Martinez do të qëndrojë jashtë fushe për dy impenjimet e fundit të vitit, për shkak të problemit muskulor që e detyroi të dilte nga loja të mërkurën mbrëma kundër Bolonjës.

Siç nënvizohet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër, ekzaminimet e detajuara të zhvilluara në klinikën Humaintas kanë evidentuar një lodhje muskulore në muskujt e brendshëm të kofshës së këmbës së majtë, por gjendja e argjentinasit do të rivlerësohet në ditët e ardhshme për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Inzaghit do t’i duhet të bëjë pa bomberin e tij për sfidën e ardhshme të kampionatit kundër Leçes, dhe me siguri edhe për atë pasardhësen kundër Genoas, impenjimi i fundit zyrtar i 2023.

Shpresat janë për ta rikuperuar në kohë për takimin e 6 janarit kundër Veronës, por stafi mjekësor i zikaltërve do ti ketë idetë më të qarta në ditët e ardhshme.

Për momentin Lautaro do të zhvillojë një program specifik rikuperimi. Dëmtimi i fundit i argjentinasit datonte 2 vjet më parë, në dhjetorin e 2021 dhe që atëherë sulmuesi ka luajtur 89 ndeshje radhazi me fanellën zikaltër.

Next Post

Nga miq për kokë në armiq të urryer, Çeferin përjashtoi dje Anjelin edhe nga konferenca online

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.