Dje ka festuar përvjetorin e tij të 60-të, por mendja e Bepe Bergomit mbetet vazhdimisht te Interi, pavarësisht se në fëmijërinë e tij të hershme ishte i çmendur pas Milanit.
Ekip të cilin e njohu në moshën 13- vjeçare dhe nuk e braktisi kurrë në 23 sezone. Legjenda zikaltër ka komentuar situatën aktuale të skuadrës së Inzagit duke deklaruar se: “Skuadra e sivjetshme ka gjetur habitatin e saj dhe luan shumë mirë. Nuk vuan kurrë, madje edhe kur është në presion të jep përshtypjen se mund të godasë në çdo moment. Personalisht, do të kisha dashur të luaja në një ekip të tillë dhe veten e shoh në rolin e Darmianit, si i tretë në prapavijë”.
PANORAMASPORT.AL