Thursday, 29. January 2026
Sport

Man.United pëson disfatë nga West Ham

GS 23/12/2023 1 Min. Lesezeit

Manchester United ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Premierligë, duke pësuar humbjen e dytë në këto tri ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag pësoi humbje në udhëtim ndaj West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të.

Ndeshja e zhvilluar në “London Stadium” përfundoi me rezultatin 2:0.

Jarrod Bowen (72′) dhe Mohammed Kudus (78′) shënuan golat e fitores për “Çekanët”.

West Hami pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë.

Man United është i teti me 28 pikë.

Teilen: