Thursday, 29. January 2026
Sport

Festë e “çmendur” në Gjilan, “Intelektualët” festojnë 25 vjetorin e themelimit

GS 23/12/2023 1 Min. Lesezeit

“Intelektualët”, tifogrupi i zjarrtë i skuadrës së Dritës, sot ka festuar 25 vjetorin e themelimit të tyre.

Rrugët e Gjilanit janë pushtuar nga tifozët, të cilët kanë dalur ta festojnë këtë përballje historike.

Në videon e publikuar nga lajmi.net mund të shihet atmosfera në qytet, si dhe fishekzjarrët e ndezura për evinimentin.

Intelektualët konsiderohen nga tifozeritë më të zjarrta në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare.

Ata njihen për paraqitje spektakolare në tribuna, në përkrahje të Dritës./Lajmi.net/

Teilen: