Thursday, 29. January 2026
Sport

Antonio Ilieski përforcon skuadrën shqiptare?!

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

Pasi skuadra shqiptare Voska Sport zyrtarisht dje largoi gjashtë lojtarë, drejtuesit e klubit tani janë në kërkim të përforcimeve adekuate. 

Janë negociata me futbollistin Antonio Ilieski, i cili luan në pozitën e mbrojtësit, deri para pak ditësh ka qenë pjesë e Flamurtarit. 

Ai pritet të jetë një nga përforcimet e para në radhët e skuadrës së ligës së parë maqedonase.

Ilieski ka luajtur edhe për këto skuadra Kukësin, Renovën, Korabin, Tikveshin, Gostivarin, Makedonija ĠP, Euromilkun.

Teilen: