• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media serbe kujton një çudi në Prishtinë, kur u prishen matematikat e serbëve 

24/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është interesant se ende përmendet apo kujtohet ndeshja e javës së fundit (më 7 qershor, viti 1988) përkatësisht javës së 34-të të Ligës së Parë ish jugosllave, mes Prishtinës dhe Çelikut të Zenicës.

Prishtina dhe Çeliku për tre minuta prishen matematikat e serbëve, pra të klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit dhe Sutjeskës së Nikshiqit

Sutjeska që përbehej më shumë më serbë konsideronte se me barazim mbetej në ligë e në anën tjetër i bënin nderin klubit famëkeq Cërvena Zvezda sepse me barazim u shpallën kampion.

Prishtina deri në minutën e 88-të ishte në epërsi me 2:0 dhe për tre minuta ia lëshoi tre gola Çelikut, përmbyset gjithçka, skuadra boshnjake Çeliku fitoi me rezultat 2:3 e mbetet në elitë e Sutjeska dështon me matematikën e saj dhe bie nga liga!

Rrëmujë në NIkshiq! 

Media serbe “Danas” që llogaritet si opozitë e pushtetit në Serbi, shkruan mes të tjera: “Pra, në xhiron e fundit të vitit 1988, Sutjeska luftoi për mbijetesë në Ligën e Parë dhe mysafire e saj ishte Zvezda, e cila po luante për titullin kampion.

Trajneri i Nikshiqit, Nedelko Gugol, i dha një shans Gilenit (dje vdiq) në vend të Zhivanoviqit.

Sutjeska avancoi dy herë, por në minutën e 88-të u barazua (2:2). 

Dhe nikoqiri u mjaftua me pikën, sepse Prishtina e shlyer priste në stadiumin e saj ndaj Çelikut dhe avanconte me 2:0 në ndeshjen e nisur pak minuta pas takimit pranë Bistricës.

Zenicasit mundën të mbijetonin vetëm me fitore.

Dhe pastaj ndodhi një mrekulli, ata shënuan tre gola, në minutat 87, 89 dhe 90

Çeliku mbeti me magji në Kategorinë e parë, Sutjeska ra në kategorinë e dytë”.

Next Post

LIVE UOLVES-ÇELSI/ Zhgënjen skuadra e Brojës, pëson edhe golin e dytë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.