Thursday, 29. January 2026
Sport

VIDEO/ Partizani e mbyll vitin me kokën ulur, “të kuqtë” mposhten në shtëpi nga Erzeni

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani është mposhtur në “Air Albania” 1-2 nga Erzeni.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 për shijakasit. Goli i parë erdhi në minutën 12’ me anë të Mihana, ndërsa i dyti në minutën e 44’ nga goditja e bardhë e penalltisë falë Kahrimanovic.

Në të dytën, Partizani tenoti dhe arriti të shënonte golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 54’ me anë të një goditje me kokë nga Bintsouka.

Me këtë rezultat, Partizani e mbyll vitin me humbje dhe në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e tetë me 21 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e parë të Erzenit

Shikoni golin e dytë të Erzenit

Shikoni golin e Partizanit

Teilen: