• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Igli Tare komenton Superligën: Mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë me të vërtetë futbollin

24/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare mendon se për të dhënë një ide më të qartë rreth projektit të Superligës Europiane, i kthyer përsëri në fokus pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, duhen pritur hapat e radhës të organizatorëve. Duke folur për “Cronache di Spogliatorio” në Itali, ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij rreth kësaj nisme që po shkakton jo pak kaos në futbollin europian.

igli tare

“Mendoj se do të ketë një vazhdimësi. Por mbetet të shihet nëse mund të dëmtojë me të vërtetë futbollin. Është e vështirë të jesh në favor apo jo. Themeluesit e këtij projekti janë klube me emër të mbushura në borxhe. Duhet kuptuar se cili do të jetë rrugëtimi. Futbolli i sotëm është diçka tjetër. Do të jetë e vështirë të shihen kampionate mbi kampionate. Është shumë herët tani për të pasur një ide të qartë. Në momentin aktual, UEFA është shumë e vendosur dhe e prerë”, tha Tare rreth kësaj teme.

Ai më pas foli për eksperiencat e karrierës së tij si drejtues, teksa u ngacmua edhe rreth atyre transferimeve që i kishin mbetur peng pasi nuk i realizoi dot.

“Kisha marrë Kavanin te Lacio. Në momentin e fundit Zamperini nuk desh të ma jepte, ishte një huazim me të drejtë blerje. Dhe para se të shkonte te Palermo, kisha marrë edhe Pastoren. Ishte ende te Hurakan, gabuam ndërmjetës. Kishim informacionet e gabuara, unë bëra edhe një ofertë. Kim është një tjetër keqardhje. Kur ishte te Shangai, kishim bërë një ofertë, para se të shkonte te Fenerbahçe”, tregoi Tare goditjet e munguara kur ishe pjesë e klubit të Lacios.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Laureatët 2023” me befasi – Fisnik Asllani i bashkohet Kombëtares së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.