Thursday, 29. January 2026
Sport

Media kroate: Rusët shkruajnë se Dinamo kërkon shqiptarin që vlen miliona euro

GS 24/12/2023 1 Min. Lesezeit

Periudha e afatit kalimtar dimëror në kampionatin kroat fillon më 7 janar të vitit 2024 dhe zgjat deri më 6 shkurt. 

“Sipas mediave ruse, trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergej Jakiroviq, dëshiron të sjellë një mbrojtës të majtë. 

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mario Mitaj (20 – vjeç), i cili e ka veshur fanellën e Lokomotiva Moskës. 

Sipas Transfermarkt, ai vlen një milion e gjysmë euro dhe Lokomotiva e solli nga AEK verën e kaluar për tre milionë euro”, shkruan media kroate “24 sata”.

Teilen: