• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina fiton me vështirësi ndaj Vëllaznimit

24/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sigal Prishtina e ka fituar me shumë mund ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori”, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 97:93. Ndeshja ishte e hapur deri në aksionin e fundit. Madje skuadra gjakovare kishte gjuajtje për fitore, pesë sekonda para fundit.

Por Jalen Ray nuk qëlloi për tri pikë kur rezultati ishte 95:93 në të mirë të Prishtinës. Në fakt 16 sekonda para fundit, Derric Wilson i Prishtinës u faulua.

Ai dështoi në dy gjuajtjet e lira dhe Vëllaznimi realizoi sulm të shpejtë. Por Ray nuk ishte i saktë dhe u shkaktua faul në Lejson Zeqirin.

Zeqiri realizoi dy gjuajtjet e lira për rezultatin final, 97:93. Ndeshja ishte ndërprerë për dhjetëra minuta pas fundit të çerekut të parë. Kishte telashe në tribuna e po ashtu tension në parket.

Arbitrat vendosën të largojnë shikuesit nga tribunat dhe kjo mori kohë. Prishtina u shkëput në çerekun e dytë, por mysafirët treguan karakter duke luftuar deri në fund. Ia dolën të afrohen në rezultat dhe ta hapin ndeshjen në fund, por në gjuajtjen përfundimtare u mungoi fati. Shaheed Davis u dallua te Prishtina me 23 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Steven Davis i kishte 20 pikë e 11 kërcime. 20 pikë i realizoi Fisnik Rugova, që kontribuoi edhe me katër kërcime.

Ndërkohë Wilson ndeshjen e mbylli me 12 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. Samuel Sessoms ishte më i miri te Vëllaznimi me 25 pikë e pesë asistime.

Burim Zekiqi i kishte 18 pikë e katër kërcime, ndërsa Jordan Dallas realizoi dhjetë pikë e nëntë kërcime. Prishtina e shënoi fitoren e nëntë. Ka edhe pesë humbje dhe me 23 pikë renditet e treta. Vëllaznimi ka shtatë fitore e shtatë humbje. Me 21 pikë është në mesin e tabelës.

 

 

 

Next Post

Jetoi në hotel luksoz për 4 muaj, zbulohet fatura e majme që pagoi Kejn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.