Ish-presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ishin të ftuar mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit”.
Prej shumë temave që u prekën, të dy e patën një debat rreth referimit, duke konsideruar se gjatë rrugës në këto vite janë dëmtuar ekipet e tyre.
Madje, Batatina e akuzoi FC Prishtinën që ia ka mohuar një titull të kampionit vite më parë.
“Ma keni marrë një titull”, i tha Batatina Ejupit.
“Dy trofe mi kanë marrë, një titull dhe një kupë”, vazhdoi trajneri llapjan.
Ndërkohë, edhe Ejupi u shpreh se referimi e ka dëmtuar ekipin kryeqytetas, ndërsa e sfidoi Batatinën.
“Kur është puna për referë, kur të duash hyjmë të flasim”, iu përgjigj Ejupi, ndërsa për referët shtoi se janë të dirigjuar për të marrë vendime.
“Edhe referët duhet t’i kuptojmë, janë nën presion, prej atyre që i çojnë, që i delegojnë. Edhe ata në VAR janë njerëz, ju tregon dikush a me thirr referin a mos me thirr”, shtoi presidenti legjendar i FC Prishtina.
“Ua tregoj një rast të xhiros së fundit të sezonit në Drenas kundër Feronikelit. Një Federatë e paaftë, e kishte sjell një autobus me referë, të veshur keq dhe del kryetari i Federatës thotë këtë e du e këtë s’e du. Ne u dorëzuam, thamë zgjidhne kënd të doni. Një titull i mohuar ishte ky për ne”, vazhdoi Ejupi.