• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E shkarkuan pas dy muajsh me sherr, Fabio Groso hedh në gjyq francezët dhe kërkon dëmshpërblimin e majmë

25/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Groso nuk e ka përjetuar aq mirë largimin nga Olimpik Lioni. Edhe pse trajneri italian nuk dukej se po gjente zgjidhej për problemet e skuadrës franceze për ta larguar nga fund i renditjes në Ligën 1, ai nuk ka ndër mend që largimin e tij pas vetëm dy muajsh në detyrë, ta kalojë qetësisht.

groso

Që në ditët pas shkarkimit të tij, u mësua se ndarja nuk kishte qenë miqësore dhe se kishte pasur një sherr të mirëfilltë mes palëve në ambientet e klubit në ditën kur u mor vendimi, me italianin i cili kishte shpërthyer në të shara ndaj drejtuesve e lojtarëve. Situata kishte përshkallëzuar dhe nuk kishte pasur një “shtrëngim duarsh” në fund pasi i ishte komunikuar vendimi për ta larguar nga detyra.

Tanimë, Groso ka ndër mend që të bëjë klubin e Lionit që të vuajë për atë vendim që ka marrë. Në vend që të kërkojë një aventurë të re për karrierën e tij, italiani ka vendosur që të detyrojë francezët ta dëmshpërblejnë.

Ai ka një kontratë deri në qershorin 2024, ashtu si edhe katër pjesëtarët e stafit që u larguan bashkë me të. Ai ka kërkuar pagesën e plotë deri në fund të sezonit, ose një dëmshpërblim, i cili pritet t’i kushtojë Olimpik Lionit 1,5-2 milionë euro, për të mbyllur këtë çështje.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FBK-ja organizoi vizita në qendra të fëmijëve në vende të ndryshme të Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.