• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Protagonist te Cesena, Shpendi gati për transferimin te “gjigantët” e Italisë

25/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është vetëm 20-vjeç, por po shkëlqen në Itali. Talenti shqiptar, Cristian Shpendi është gati për “hapin e madh” në karrierë, teksa me 11 golat e 2 asistimet e tij, në 16 sfidat e para me skuadrën e Cesena këtë sezon ka mahnitur “të mëdhenjtë” e futbollit italian, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë, që në merkaton e dimrit.

Sipas raportimeve, më të fundit të mediave italian, ish-“strategu” i mesfushës, tashmë tekniku i “Xhenovezëve” të Sampdoria, Andrea Pirlo e kërkon me ngulm “yllin” e “Shpresave”, në merkaton e janarit, me skuadrën e cila prej kohësh vuan për një lojtar cilësor në majën e sulmit.

Bordi i Sampdoria ka dhënë miratimin për transferimin e Shpendit, teksa tashmë u takon drejtuesve të të dy klubeve që të gjejnë marrëveshjen për kalimin e 20-vjeçarit, në Serie B, gjë e cila, nëse ndodh do të ishte një hap i rëndësishëm për Shpendin, që do të ketë mundësi të rritet akoma më shumë, këtë herë në një skuadër me jo pak histori në futbollin italian. /i.m /abcnews.al

Next Post

Tifozët myslimanë, sërish kundër Salah për pemën e Krishtlindjeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.