• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mungon vetëm firma, Inter ka gati transferimin e parë të merkatos së dimrit

25/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tajon Buchanan është i përzgjedhuri i “Zikaltërve” për t’u afruar në merkatan e janarit. Bordi i Inter po përballet me mungesën e gjatë të Juan Cuadrado, që për shkak të një operacioni do të rikthehet vetëm në muajin prill dhe pikërisht për këtë arsye janë të detyruar të hyjnë në merkato muajin e ardhshëm.

Anësori kanadez është edhe i përzgjedhuri i dyshes Marotta-Ausilio, që duhet theksuar se kanë monitoruar Buchanan gjatë dy viteve të fundit. Futbollisti ka kontratë me “gjigantët” belg të Club Brugge deri në verën e 2025-ës, por fill pasi mësoi për interesin konkret të Inter, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.

Club Brugge kërkon 10-12 milionë euro për kartonin e Buchanan, teksa Marotta duket se ka marrë tashmë edhe miratimin e presidentit Stiven Zhang, për të transferuar kanadezin në huazim me detyrim blerjeje.

Marrëveshja pritet të mbyllet që në ditët e para të janarit, me qëllim që Simone Inzaghi të ketë Buchanan në dispozicion sa më shpejt. Mbrojtësi kanadez, që në shkurt do të festojë ditëlindjen e 25-të, pritet të jetë jo vetëm një përforcim për të tashmen te zikaltrit, por edhe për të ardhmen, duke qenë se kontrata e Cuadrado skadon në verë dhe holandezi Dumfries nuk ka pranuar rinovimin, ndaj me shumë gjasa do të shitet. /i.m /abcnews.al

Next Post

I preferuar nga Pioli, por statistikat i ka kundër, zhgënjen lojtari i Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.