• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

CEO i Stuttgart “prish ëndrrën” e Milan: Guirassy do të qëndrojë

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Prej kohësh ishte kthyer në një objektiv të “kuqezinjve” të Milan, në merkaton e dimrit, por mesa duket transferimi është larg. Bëhet fjalë për autorin e 19 golave e 2 asistimeve në këtë sezon të gjermanëve, të Stuttgart, Serhou Guirassy, me këtë të fundit që vështirë të lëshohet nga klubi i Bundesliga-s, në këtë pikë të sezonit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe CEO i klubit, Alexander Wehrle, i cili në një prononcim të tijin, të kryer së fundmi për mediat gjermane është foksuar në të ardhmen e “bomberit” nga Guinea, teksa sipas tij i vetmi opsion që sheh për 27-vjeçarin, në këtë merkato dimrit është qëndrimi në Stuttgart, duke tronditur jo pak “kuqezinjtë” e Milan.

“Ai zgjodhi të vijë tek ne pavarësisht se klubet e tjera i ofruan më shumë. Ai ndihet mirë këtu dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e tij të skuadrës. A do të qëndrojë ai? Nuk shoh ndonjë shenjë tjetër përveç asaj të qëndrimit të tij”,- u shpreh në deklaratën e ti “numri 1” i Stuttgart, duke “blinduar” haptazi “surprizën” e këtij edicioni të kampionatit gjerman. /i.m /abcnews.al

Next Post

Shqipëria në turne miqësor para Euro 2024, marrin pjesë edhe këto Kombëtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.