• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rekord negativ në skuadrën “kuqezi”

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milan ka vendosur një rekord në pjesën e parë të sezonit, por ai është negativ dhe ka ndikuar drejtpërdrejtë në paraqitjet e skuadrës kuqezi.

Skuadra e Stefano Pioli ka regjistruar 30 dëmtime në katër muaj, duke detyruar trajnerin të ketë zgjedhje të limituara në formacion dhe në pankinë.

Fikayo Tomori dhe Tomasso Pobega ishin dy lojtarët e fundit që iu shtuan infermierisë së klubit, që këtë sezon ka qenë gjithmonë e mbushur.

Por ajo që bie në sy dhe nënvizohet nga mediat italiane, më shumë se 80% e dëmtimeve janë muskularë.

Ky fakt drejton gishtin e akuzës nga përgatitësit atletikë të skuadrës, ndërsa drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar ndryshime në stafin e teknikut italian.

Deri atëherë, Pioli është i detyruar në mbyllë vitin me lojtarët që ka në dispozicion, ndërsa sipas të përditëshmeve përtej Adriatikut, pritet një merkato e rëndësishme në hyrje gjatë muajit janar.

Të paktën dy mbrojtës do të afrohen me skuadrën “kuqezi”, ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një sulmuesi.

Next Post

Nënkampioni evropian ankohet në Komunën e Lipjanit pasi nuk u zgjodh “Sportisti i Vitit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.