• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Nottingham “magjik” në “St. James’ Park”, Chris Wood trondit 3 herë “Laraskat”

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk njihnin fitore prej 7 ndeshjes, por gjithçka ndryshoi mesditën e kësaj të marte, ku në “St. James’ Park”, skuadra e Nottingham Forest mundi “Laraskat” e Newcastle, me rezultatin e thellë 1 me 3, në përballjen e parë të “Boxing Day”, të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Pavarëisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga “Bardhezinjtë” vendas, me “bomberin” suedez, Alexander Isak, që dërgon topin në rrjetë, në minutën e 23’-të të sfidës, për të marrë avantazhin, avantazh që nuk do të zgjaste shumë, pasi në fundin e pjesës së parë “bomberi” australian, Chris Wood dërgon në rrjetë një pasim fantastik të Elanga për të shkuar në barazim, drejt dhomave të zhveshjes.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, 32-vjeçari australian gjeti edhe 2 herë të tjera rrugën e rrjetës, në fillimisht në minutën e 53’-të të ndeshjes e më pas në minutën e 60’-të, duke shënuar kështu fitoren e parë për të “Të Kuqtë” e Nottingham Forest, nën drejtimin e teknikut portugez Nuno Espirito Santos.

Falë këtij rezultati, skuadra e Nottingham Forest ngjitet në kuotën e 17 pikëve, për t’u pozicionuar në vendin e 16-të të tabelës, pas 19 javëve të para të kampionatit, ndërsa “Laraskat” e Newcastle mbesin në vendin e 7-të të renditjes, me 29 pikë pozicion që mund të ndryshojë pas ndeshjeve të Manchester United e Brighton, që ndodhen poshtë “Bardhezinjve” në tabelë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Alexander Isak, 1-0:

Goli i Chris Wood, 1-1:

Goli i Chris Wood, 1-2:

Goli i Chris Wood 1-3:

 

Next Post

“Transfermarkt” ka publikuar 11-shen më të shtrenjtë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.