Wednesday, 28. January 2026
Sport

Problemet me prapavijën e Milanit, kuqezinjtë rikthejnë mbrojtësin dhe janë pranë akordit me lojtarin e Barçës

GS 26/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mateo Moreto, ekspert i tregut të transferimeve në “Relevo”, foli për lëvizjet e Milanit në mbrojtje. Përveç emrave të shumtë që janë cekur në ditët e fundit, profili më konkret është Mateo Gabia.

gabia

Pas huazimit sezonal, ai duket drejt kthimit në Milani edhe sepse te Vijarreali nuk po luan sa priste. 24-vjeçari njeh ambientin kuqezi, Serinë A dhe sidomos është produkt i ekipeve zinxhir çka është aspekt favorizues për listat e UEFA-s.

Ndërkohë, do të tentohet edhe një mbrojtës tjetër e për momentin emri më i kuotuar është ai i Klemo Lenglesë. Francezi i huazuar nga Barcelona tek Aston Vila ka luajtur vetëm pesë herë me klubin e ri e të gjitha në Ligën e Konferencës.

LENGLE

PANORAMASPORT.AL

Teilen: