Wednesday, 28. January 2026
Sport

Partizani zyrtarizon trajnerin Orges Shehi, “ishin” e rivalit të përbetuar

GS 26/12/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani i Tiranës ka zyrtarizuar Orges Shehin si trajnerin e ri të skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i shkurtër i klubit kampion në Superioren shqiptare, shkruan lajmi.net.

“Orges Shehi është zyrtarisht trajneri i ri i Partizanit” – thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar të klubit nga kryeqendra shqiptare.

Orges Shehi do të prezantohet në ambientet e “Arena e Demave” të mërkurën nga ora 11:00 përpara mediave.

Shehi para Partizanit drejtoi Tiranën, rivalen e përbetuar të Partizanit në elitën e futbollit shqiptar./Lajmi.net/

Teilen: