Wednesday, 28. January 2026
Sport

Merr fund aventura e ish-lojtarit të Partizanit në Turqi si drejtor sportiv, palët sqarojnë “divorcin”

GS 26/12/2023 1 Min. Lesezeit

Aventura e Nderin Nexhipit në futbollin turk nuk ka zgjatur shumë, rreth gjysmë vitit, pasi ish-lojtari i Partizanit e ka dorëzuar detyrën që mbante te kubi i Manisës. Nexhipi pas largimit nga kampionët e Kosovës, Ballkani, mori detyrën e drejtorit sportiv te klubi i Ligës së Parë turke.

nexhipi

Fillimisht ka qenë klubi i Manisës që faqen zyrtare në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me Osman Ozkoylu dhe Nderim Nexhipin, duke i falënderuar për bashkëpunimin.

Më pas Nderim Nexhipi ka reaguar në profilin e tij në Instagram, duke pranuar se marrëveshje e dyanshme e bashkëpunimin me klubin e Manisës është mbyllur me mirëkuptim.

“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e klubit turk Manisa FK. Në bisedë me presidentin e klubit kemi rënë dakord që me marrëveshje të dyanshme të ndërprejmë bashkëpunimin”. Ky ishte postimi i Nderim Nexhipit pas “divorcit” me klubin turk.

N11

PANORAMASPORT.AL

Teilen: