Wednesday, 28. January 2026
Sport

Klubi gjerman interesohet për sulmuesin e Llapit, i ofron kontratë deri në vitin 2026

GS 26/12/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse këtë sezon ka marrë vëmendjen e klubit gjerman, Greuther Furth që bën gara në Bundesliga 2.

Kështu ka raportuar gazeta e madhe gjermane “Bild” e cila ka njoftuar se klubi gjerman tanimë ka bërë ofertë për Hysenin, përcjell lajmi.net.

Gruther Furth thuhet se i ka ofruar kontratë Hysenit deri në vitin 2026.

Hyseni ka përfunduar stinorin vjeshtor me Llapin duke regjistruar 13 gola.

Ai shihet si zëvendësues i Tim Lemperle që ka shënuar vetëm katër gola deri më tani.

Muhamet Hyseni realizoi gol në debutim edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, në ndeshjen kualifikuese kundër Zvicrës në Basel, gol i cili i siguroi Kosovës një pikë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024./Lajmi.net/

Teilen: