• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo, golashënuesi më i mirë i vitit 2023

26/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është hera e tetë në karrierën e tij në të cilën portugezi shënon më shumë se 50 gola në një vit kalendarik

Me dygolëshin ndaj Al Ittihad, Cristiano Ronaldo arrin në kuotën e 53 golave në vitin kalendarik.

Portugezi bëhet kështu golashënuesi më i mirë përpara dyshes Kane-Mbappé (52 gola) dhe Haaland (50 gola).

Dhe CR7 ka ende një ndeshje për të luajtur në këto ditë të fundit të vitit 2023. Kjo është hera e tetë në karrierën e tij në të cilën ish-sulmuesi I Realit shënon më shumë se 50 gola në një vit kalendarik.

Dhe janë 53 për Cristiano Ronaldon! Sulmuesi portugez, ende pa luajtur ndeshjen e fundit të vitit, arrin të kalojë Harry Kane dhe Kylian Mbappé në krye të renditjes speciale të golashënuesit më të mirë të vitit kalendarik.

Një renditje totalisht platonike, le të jemi të qartë, por është provë se Cristiano Ronaldo vazhdon të mbajë mesatare të rëndësishme pavarësisht ‘uljes’ së tij në Arabinë Saudite.

53 gola në 12 muaj, kjo është hera e tetë në karrierën e tij në të cilën ai ka realizuar 50 gola në një vit kalendarik. Dopieta, të dyja herët nga pika e bardhë, kundër Al Ittihad e ish-bashkëlojtarit të tij të madh Karim Benzema, ishte e mjaftueshme për të vendosur tonin dhe për të kaluar Kane dhe Mbappé.

Britaniku dhe francezi shënuan edhe në ndeshjet e tyre të fundit të luajtura përkatësisht në Bundesligë dhe Ligue 1: gol fantastik kundër Wolfsburgut për Kane, dygolësh kundër Metz për Mbappé.

Por nuk ishte e mjaftueshme për të mbajtur larg CR7. Haaland është jashtë podiumit, por nuk ka luajtur ndeshjet e fundit me Manchester Cityn për shkak të dëmtimit.

Next Post

Nga Lautaro te trajneri Mota, “Oscar”-ët e fazës së parë në Serinë A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.