Askush si ai, Klop vendos një rekord historik pas fitores ndaj Bërnlit
Trajneri gjerman, Jyrgen Klop, ka vendosur një rekord të ri në Premier Ligën pas fitores së Liverpulit në “Boxing Day” ndaj Bërnlit në transfertë me rezultatin 0-2.

Sipas faqes së specializuar të statistikave “OPTA”, Klop tani ka fituar gjashtë ndeshje në “Boxing Day”, duke u bërë trajneri i parë me një rekord prej 100 për qind të fitoreve në këtë ditë, në historinë e Premier Ligës.
Për Liverpulin kjo ishte ndeshja e tyre e fundit për vitin 2023, ndërsa vitin 2024 do ta nisin në një përballje ndaj Njukastëll më 1 janar në “Anfield”.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: