Wednesday, 28. January 2026
Sport

Murinjo e pret në Romë, tifozët verdhekuqtë në revoltë kundër ish-it të Juventusit

GS 27/12/2023 1 Min. Lesezeit

Leonardo Bonuçi zbarkoi me pretendime të mëdha në Berlin, por aventura me Unionin duket se ka marrë tjetër rrjedhë nga planifikimi fillestar. Në më pak se 6 muaj, Bonuçi duket se i ka dhënë fund “bashkëjetesës” me berlinezët, teksa është hapur edhe “ankandi” në lidhje me destinacionin e ri për “plakushin” italian.

bonuci

Roma është lakuar si opsion i mundshëm, por reagimi i tifozëve verdhekuq nuk ka mbajtur të njëjtën qasje. Arsyeja kryesore koincidon me aventurën te Juventusi.

36-vjeçari si shkak i jetëgjatësia në ekipin nga Torino nuk është pritur mirë, pa lënë në plan të dytë moshën e madhe dhe mungesën e minutazhit.

Rendimenti i Leonardos te skuadra ekzistuese, një tjetër provë se Bonuçit i ka mbetur vetëm emri i madh.

Zhoze Murinjo njihet si patriot i futbollistëve me eksperiencë, por në këtë rast, trajtohet si thikë me dy presa, pasi reagimi i tifozëve mund të shkaktojë “dëme” të tjera përveç rezultateve të luhatshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: