Xavi Hernandez ka përfshirë me sukses këtë sezon talent të shumtë në skuadrën e tij të Barcelonës, dhe ka bërë një grup lojtarësh të balancuar me moshë të re dhe eksperiencë.
Që nga starti i këtij sezoni, Fermin Lopez ka impresionuar të gjithë me aftësitë e tij në qendër të mesfushës. Së bashku me Lamine Yamal, ai është një nga lojtarët që kanë bërë hapin e madh nga akademia në skuadrën e parë, raporton KosovaPress.
Lopez gjithashtu është bërë një prej favoritëve te tifozët e Barçës, dhe kjo ka të bëjë shumë me paraqitjet e tij kundër një kundërshtari në veçanti, Real Madridit.
Fermin ka luajtur në dy “El Clasico” nën urdhrat e Xavit, një në ndeshjet parasezonale në Amerikë dhe një në La Liga.
Ai shënoi një gol të mrekullueshëm dhe asistoi në ndeshjen në SHBA, gjë që ndihmoi skuadrën e tij të fitonte. Ai ishte përsëri mbresëlënës në ndeshjen e ligës kundër Real Madridit, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja pasi dy golat e Bellingham vendosën gjithçka në atë ndeshje.
Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të tij të mira kundër Realit, nuk ka asgjë që të sugjerojë se Fermin e ka të lehtë kundër tyre. Në fakt, siç “SPORT” bën të ditur, mesfushori ka cilësuar një lojtar të Real Madridit si atë që e ka bërë të vuaj më së shumti, Aurelien Tchouameni.
Fermin po firmoste autografe për fansat në një event kur iu bë kjo pyetje. Mesfushori vazhdoi duke shpjeguar zgjedhjen e tij për këtë kundërshtar më të vështirë: “Ai është shumë i fortë, e kam pasur shumë të vështirë kur luaja kundër tij”.