• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, October 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flet Uli Hënes, ish-presidenti i Bajernit transformohet pas burgut: Jam më i përulur

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Konsistenca e Bajernit në dekadat e fundit rreth dominancës në Gjermani dhe paraqitjeve dinjitoze në Europë është vlerësuar gjerë nga kritikët dhe legjendat e futbollit, ndryshe nga evoluimi i klubeve më elitare në kontinentin e vjetër. Kontribut thelbësor në ngritjen e kësaj “perandorie” i takon edhe Uli Hënesit, në pozita drejtuese te bavarezët. Së fundmi 71-vjeçari ka folur shumëçka. Reflektimi pas burgut dhe kërcënimi “Leverkusen”.

uli henes

RIVALËT NË LIGË – “Mendoj se Bajer Leverksueni duhet marrë shumë më tepër seriozisht nga klubi ynë sesa është vështruar deri në këtë fazë të sezonit. Është mbyllur gjysma e rrugëtimit në ciklin 2023-2024 dhe ata ende nuk e njohin humbjen. Lajpcigu po ashtu, gjendet aty dhe i kanë shanset e tyre në çështjen titull. Shtutgarti s’mund të lihet jashtë. Kontrolli i lojës kundër Bajernit para disa ditësh nuk ishte i rastësishëm, ndonëse rezultati foli tjetër gjë. Ndërsa kam ndërruar mendim për Dortmundin. Ecuria e tyre tregon se janë jashtë luftës për titullin në Bundesligë”, shprehu pikëpamjen e tij Uli Hënes.

BURGU – “Më ka bërë më të përulur. Kam vazhduar t’u dhurojë të ardhurat e mia shtesave me vështirësi ekonomike apo me aftësi të kufizuara. Sigurisht, unë grumbulloj disa qindra mijëra euro. Nuk kam në plan të jem pasanik, ama dua të japë një kontribut sado modest në këtë botë, sepse të gjithë do përfundojmë në varreza dhe aty nuk ka më vlerë asgjë”, vijojë presidenti i nderit te gjigantët e Mynihut. Vlen të theksohet se Uli Hënes u dënua nga qeveria gjermane pas zbulimit të evazionit fiskal. Qëndrimi në burg zgjati 3 vjet e 6 muaj në vitin 2014, megjithatë një pjesë të dënimit Hënesi e kreu në masën e arrestit në shtëpi. Kjo situatë e ndau përkohësisht edhe me klubin e zemrës. Gjithsesi “bashkëjetesa” me kampionët e Bundesligës u “ndez” sërish në vitin 2016, kur iu besua detyra e kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, të cilën e ushtroi deri në vitin 2019. Aktualisht, Uli mban detyrën e anëtarit të bordit dhe është presidenti i nderit të Bajernit.

PENSIONIMI – “Nuk më pëlqen fjala pensionim, sepse për aq kohë sa e ndieni vetën të zotët ta realizoni me korrektësi detyrën, do të thotë se jeni ende i nevojshëm. Besoj se këshillat e mia do të vijojnë te Bajerni edhe për shumë vite të tjera, nëse klubi nuk më do, do largohem nga dera kryesore”, përfundoi mes të qeshurash Uli Hënes në mediumin e “Tegernseer Stimme”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Qazim Laçi, “goli më i bukur”, mesfushori “Kuqezi” merr çmimin e lartë në Çeki

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.