• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zemra zikaltër, dy yjet e Interit drejt rinovimit me nënkampionët e Europës

27/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E kanë përqafuar përfundimisht projektin e Interit dhe nuk kanë ndërmend të ndërpresin një marrëdhënie pozitive nga të gjitha këndvështrimet. Ndërkohë që skuadra është në garë në kampionat drejt yllit të dytë, objektivit të shpallur sezonal, jashtë fushës bisedimet e ndryshme mes lojtarëve dhe drejtuesve për rinovimin e kontratave vazhdojnë në mënyrë mjaft të frytshme.

barela dimarko lautaro

Pa ankth, siç shpjegoi Bepe Marota, sepse praktikisht të gjithë kanë treguar dashuri për fanellën dhe vendosën të vazhdojnë aventurën e tyre me klubin.

Praktikisht do të thotë se i vetmi që mund të zbresë nga anija është Dumfris, kontrata e të cilit do të skadojë në vitin 2025 dhe palët duken ende larg një marrëveshjeje të mundshme. Çka, do të thotë se ai mund ose duhet të shitet në fund të sezonit duke u përpjekur të sjellë sa më shumë para në arkat e klubit.

Probleme të tjera nuk ka: nga Lautaro, rinovimi i të cilit është praktikisht një formalitet, deri te Dimarko, Mkhitarian apo Barela, të gjithë janë gati t’i thonë po Marotës dhe Interit. Prandaj, ballafaqimet lojtarë-klub do të vazhdojnë në javët e ardhshme dhe gradualisht duhet të çojnë në tymin e bardhë.

E gjithë kjo pasi ka lëvizur një pjesë tjetër në merkaton e janarit dhe i ka dhënë gjithashtu ekipit Bjukenanin, njeriun e identifikuar nga Auzilio dhe Baçin për të mbushur boshllëkun që u hap në të djathtë me dëmtimin e Kuadrados.

Në parim, zikaltrit nuk do të shtojnë asgjë tjetër, edhe nëse lamtumira e mundshme e Aleksis Sançezit (destinacioni Arabia) mund ta detyrojë Interin të lëvizë edhe për një sulmues. Por do të jetë një çështje ndryshimesh dhe asgjë më shumë.

BIG-ët – Prandaj, pjesa tjetër e punës do të jetë e gjitha për të konfirmuar një skuadër që me të drejtë konsiderohet të jetë e një niveli të lartë dhe e siguruar.

Dimarko dhe Mkhitarian duhet të jenë më afër rinovimeve, të kombinuara me atë automatike të Darmianit (kontrata e tij ishte një plus një). Më pas do të jetë radha e Nikolo Barelës, skadimi i të cilit është në vitin 2026.

Diskutimi i Lautaro Martinezit ishte pak më i gjatë, gjithsesi shumë i gatshëm për të nënshkruar kontratën e re dhe aspak i tërhequr nga ideja për t’u larguar nga Interi. Objektivi është ruajtja e konkurrencës së një grupi që vetëm pak muaj më parë luajti në një finale të Champions-i.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

NBA/ Rekordi negativ i Detroit, “Pistons” hyjnë në histori për keq, 27 humbje radhazi në sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.