Transformimi nga Mançester Junajtidi në pjesën e dytë nga skuadra e së parës, ishte i pabesueshëm. Një humbje në “Old Trafford” në “Boxing Day” mund të kishte qenë fatale për fatin e trajnerit holandez, i cili vlerësoi shpirtin e skuadrës së tij, pavarësisht se pati edhe reagimet e tifozëve kundër.
“Pjesa e parë ishte e vështirë”, tha trajneri holandez, që e pa veten në disavantazh prej golave të MekGinit dhe Dendonkerit. “Ne nuk u dorëzuam. Kur kjo skuadër është e bashkuar mund të bëjë mrekullira. Aston Vila është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e tregon klasifikimi.
Por unë jam shumë i kënaqur nga reagimi i djemve në pjesën e dytë”, shtoi tekniku, i cili shtoi se është shumë i lumtur që ishte pikërisht Rasmus Hojlund, ai që shënoi golin e përmbysjes së çmendur: “Është një moment i shumëpritur për të. Çfarë emocioni?! Jemi shumë të lumtur që këtë fitore e vulosi pikërisht ai”.
PANORAMASPORT.AL