Tuesday, 27. January 2026
Sport

Do të vishet vetëm kundër Interit, Rita Ora shfaqet me fanellën e skuadrës së Ekuban

GS 27/12/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i Xhenoas luan më datë 29 dhjetor një ndeshje shumë të veçantë ndaj Interit. Një ndeshje ku klubi ka vendosur që të përdorë një fanellë speciale pasi feston 103-vjetorin e klubit.

xhenoa

Për ta bërë edhe më të veçantë, klubi ka bashkëpunuar me këngëtaren e njohur Rita Ora. Pikërisht fanellën e artë speciale që do të veshin Ekuban & Co. në ndeshjen e të shtunës, e ka prezantuar e para në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare.

Ka qenë vetë klubi, ashtu si edhe Seria A që kanë shpërndarë foton e saj në rrjetet sociale, duke treguar këtë bashkëpunim shumë të veçantë për historinë e klubit italian.

GCXGZX1XkAAekq_

PANORAMASPORT.AL

Teilen: