Tirana është një prej ekipeve që ia ka dalë që në thuajse çdo merkto të shesë lojtarë të rëndësishëm.
Nga shitja e futbollistëve kanë mbushur “arkat” e tyre.
Me largimin Florent Hasanit, 1.85 milionë euro është shifra e të ardhura nga sulmuesit, të cilët klubi i ka shitur te skuadrat e huaja. Sulmuesi që është shitur më shtrenjt nga kryeqytrtasit është Redon Xhixha për 550 mijë euro, ndërsa pas tij vjen Taulant Seferi me 500 mijë euro.
Po kaq edhe Ernest Muçi, ndërsa Hasani u shit për 300 mijë euro. Kjo tregon se në çdo merkato drejtuesit kanë arkëtuar të ardhura nga shitja e tyre, por nga krahu tjetër e kanë rindërtuar nga fillimi sulmin bardheblu.