Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, nëpërmjet njërës prej faqeve në rrjetet sociale, ka vazhduar të rikujtoj supergolat e Jasir Asanit te Shqipëria, gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Shqipëria është kualifikuar në Euro 2024 që mbahet në Gjermani dhe një nga më meritorët është sulmuesii krahut, Jasir Asani, shkruan lajmi.net.
Ky i fundit ka realizuar disa gola të jashtëzakonshëm nga distanca e që edhe sot vazhdohen të kujtohen nga institucioni më i lart i futbollit evropian.
Faqja “UEFA Euro 2024” ka publikuar eurogolin e Jasir Asanit realizuar kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Asani lansoi një goditje të fuqishme nga krahu i djathtë duke lënë pa gjasa portierin e Polonisë, Szczesnyn.
Gol të ngjashëm Asani i realizoi edhe Çekisë në Tiranë./Lajmi.net/