Tuesday, 27. January 2026
Sport

VIDEO/ Uest Hemi bën surprizën ndaj Arsenalit dhe bën “Kampion dimri” Liverpulin, Brajtoni i jep leksion Totenhemit

GS 28/12/2023 2 Min. Lesezeit

Arsenali ka humbur pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion në Premier Ligë, teksa është mundur në mënyrë të papritur në shtëpi nga Uest Hemi, i cili duket se po përfshihet në këtë edicion në garën për një vend në Ligën e Kampioneve.

H1NKTTVfMyTy4aS

“Topçinjtë” e Artetës gabuan në një sfidë që mund t’i kthente përsëri në kreun e Premier Ligës së fund të fazës së parë. Skuadra e drejtuar nga Devid Mojes gjeti avantazhin me anë të Suçek që në fillimin e pjesës së parë dhe pastaj dyfishoi shifrat me Mavropanos në fillimin e të dytës, për të çuar ndeshjen në rrjedhën e duhur deri në vërshëllimën përfundimtare që dekretoi fitoren 2-0 të miqve të cilët patën luksin edhe të humbnin një penallti.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të ditës së sotme, Brajtoni mundi me shifrat 4-2 Totenhemin, duke u përfshirë edhe ai tashmë në grupin skuadrave që kanë synime për katërshen e parë.

REZULTATET

Brajton-Totenhem 4-2
11’ Hinshelud, 23’ (p), 75’ (p) Zhoao Pedro, 63’ Estupinian / 81’ Veliz, 85’ Devis

Arsenal-Uest Hem 0-2
13’ Suçek, 55’ Mavropanos

GOLI I SUÇEK (VIDEO)

GOLI I MAVROPANOS (VIDEO)

dfgdfgdfgdggdgdgg

PANORAMASPORT.AL

Teilen: