Monday, 26. January 2026
Sport

VIDEO/ Krosim fantastik në zonë, “bomberi” meksikan barazon shifrat ndaj Arsenal

GS 31/12/2023 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas golit të Arsenal, ndaj Fulham, në “Craven Cottage”, vendasit janë hedhur në sulm për gjetjen e golit të barazimit dhe pas disa tentativash kanë arritur të dërgojnë topin në rrjetën e “Topçinjve” të Mikel Arteta-s.

Një aksion perfekt i “Fshatarëve” është finalizuar më së miri nga “bomberi” meksikan, Santiago Jimenez, i cili dërgon bukur sferën pas shpatullave të Raya, me një goditje të bukur në minutën e 29′-të të lojës. Rezultati shkon në 1 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: 

Teilen: